Ka nisur në Shkup marshi i thirrur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Pjesëmarrësit janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, nga ku po zhvillohet marshimi, përcjell TV21. Marshi është organizuar pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të qetë dhe dinjitoze.…